Fotografët dhe fotografia sot në ditën e tyre ndërkombëtare … Fotografia i ka fillimet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype). Një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837.
Më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839.
Fotografët dhe fotografia sot në ditën e tyre ndërkombëtare …

Ndaj kjo ditë sot njihet si Dita Botërore e Fotografisë. Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë fotografia ka evoluar shumë.
Sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.
Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi”. Ajo përfshin fotografi të vjetra të më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
19.08.2018