Skandalin ‘Xhafaj’ e marrin në dorë mediat Italine: Tronditet Qeveria Rama…Sot Prokurorët shqiptarë kanë zbarkuar në Katania për hetimet mbi dosjen ‘Habilaj’. Ndërsa mediat italiane shkruajnë se qeveria shqiptare është duke u dridhur.
Skandalin ‘Xhafaj’ e marrin në dorë mediat Italiane: Tronditet Qeveria Rama…

Përveç çshtjes së shumë-përfolur, ‘Tahiri’, tashmë Mediat italiane një vëmendje të veçantë po i japin dhe skandalit më të fundit të politikës shqiptare. Atë të çështjes ‘Xhafaj’. Një nga gazetarët më me zë në Itali, Francesco De Palo i Formiche.net shkruan se skandali rrezikon qeverinë shqiptare. Ja çfarë shruan ai:
‘Një skandal në Shqipëri po e dridh qeverinë socialiste të Edi Ramës. Ndërsa opozita e qendrës së djathtë që ka dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Duke marrë si etalon, se çfarë ka ndodhur së fundmi në Rumani dhe Armeni’. ‘Casus belli’ është bërë vëllai i një ministri, i përfshirë në trafik droge në Itali. Kjo përkundrejt sfondit të progresit që ka bërë Tirana në rrugën drejt BE’. ‘Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, pak ditë më parë mbërriti vullnetarisht në Itali, për të kryer dënimin e tij. Por krahas kësaj çështje merr jetë dhe një zhvillim politik: Ministri akuzohet që e ka mbështetur vëllain e tij, për këtë arsye është shpërndarë një audio-përgjim i një ish-trafikanti droge’.
Gjithashtu, gazetari shkruan se përkundër këtij tensioni, një think-tank i rëndësishëm si Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
30.05.2018