Foto/ Shqiptarët të bllokuar në kufi, Bushati ia merr valles në Greqi
Foto
Ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet për vizitë në Greqi.
Ai ka patur një takim me homologun grek, Nikos Kotzias, për çështjet më të rëndësishme të lëna pezull mes dy vendeve.
Nuk dihet nëse është arritur diçka konkrete nga këto bisedime, por në media kanë dalë foto të ministrave duke u dëfryer.
Ata kanë udhëtuar sëbashku drejt Dikteon Andron, ku janë pritur nga kryebashkiaku lokal dhe një grup muzikantësh.
Zyrtarët lokalë u kanë bërë dhurata të vogla.
Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se, Bushati iu bashkua valles së nisur nga Kotzias.
I pyetur për negociatat, Kotzias tha se ato vazhdojnë.
Por, nuk pranoi t’u përgjigjet gazetarëve rreth klimës.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse dy ministrat po diskutojnë apo nëse është gjetur një zgjidhje.
Këto imazhe me këngë e valle bien pak ndesh me vuajtjet e shqiptarëve në kufi.
Kujtojmë se për tre ditë me radhë doganat në Kapshticë e Kakavijë ishin të bllokuara për shqiptarët.
Sipas tyre, me preteksin e defekteve teknike.
11.11.2017
Burimi: Opinion.al