Shihni si është veshur Marina në dasmën e Sarës dhe Ledionit. Çifti shumë i dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në showbiz, Ledion Liço dhe Sara Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ditën e djeshme. Ceremonia u zhvillua në Como të Italisë ku çifti kishte ftuar të afërm, miq, bashkëpunëtorë e njerëz të njohur të ekranit.
Foto/ Shihni si është veshur Marina në dasmën e Sarës dhe Ledionit
Ndër to edhe çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Ky i fundit nuk i kurseu fotot nga dasma ku pozonte me Luanën.
Ndërsa Marina vetëm pak më parë ka zbuluar si ishte veshur në dasmë. Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, të gjatë, bust dhe krahët e mbuluar.
Marina i ka lënë ndjekësit gojë hapur me këtë pamje dhe ka marrë qindra komplimente.
