Ka bërë një foto për shaka, pa e ditur se ajo do të prangoste tre persona.
Ndërsa fotoja është bërë një vit më parë, “sintroma” e saj ka tingëlluar sikur është bërë dy ditë më parë.
Në fakt, dy ditë më parë fotoja do të publikohej në rrjetet sociale.
Dhe interpretimi ka qenë si ngjarje monstruoze.
Sidoqoftë, policia ka reaguar në kohë dhe me seriozitet.
Njoftimi i policisë lidhet me publikimin e një fotoje në rrjetet sociale.
Më pas është trajtuar edhe në media.
Është shfaqur një fëmijë i keqtrajtuar.
Një foto për shaka, prangos tre persona në Librazhd
Policia e Elbasanit bën me dije se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas.
Ata janë nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.
Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar. Sipas tij këtë veprim e ka bërë vëllai i tij.
Fotoja është bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.
Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Alfrida Danushi
14.02.2018