Foto/ Propozimi më i çuditshëm për martesë, i kërkoi të dashurës dorën duke … Kur bëhet fjalë për propozime, realizimi i një ideje origjinale është një sfidë e vërtetë. Por një fermer skocez ka menduar një propozim ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim zakonisht.
Chris Gospel 30 vjeç, i kërkoi dorën për martesë të dashurës së tij duke shkruar “A pranon të martohesh me mua?” tek lopa e tij.
Foto/ Propozimi më i çuditshëm për martesë, i kërkoi të dashurës dorën duke …

Dhëndri u shpreh se kafsha e quajtur Curlytop ishte lopa e preferuar e të dashurës së tij ndaj donte ta bënte këtë moment sa më emocionues për të.
E dashura u shpreh shumë e lumtur dhe se nuk e priste diçka të tillë. Tashmë pritet të bëhen të ditura detaje të martesës, por me siguri lopa Curlytop do të jetë shoqëruesja e nderit.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
01.09.2018