Policia del për ‘gjah’ në bregdet dhe sekuestron dy skafe, ja sa kushtojnë. Policia e Vlorës ka kapur dhe sekuestruar, pasuri të dyshuara si asete të bandave kriminale, të trafikut të drogës. Ato janë dy skafe, që kapin një vlerë tregu rreth 42 mijë euro.
Policia del për ‘gjah’ në bregdet dhe sekuestron dy skafe, ja sa kushtojnë!?
Në një aksion ‘blic’ të policisë së qytetit të Vlorës janë sekuestruar pasuri të dyshuara si asete kriminale. Në një njoftim të sajin policia e qytetit bregdetar shpjegon se janë sekuestruar dy skafe me një vlerë tregu rreth 42 mijë euro. Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Viijon evidentimi i aseteve të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. Sekuestrohen dy gomone, me vlerë tregu në total 42.000 Euro. Nga Sektori Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë Vlorë, vijon puna për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerje të veprave penale… Pastrimi i produkteve të veprës penale’ dhe Veprimtarisë kriminale’. Për këtë qëllim, është bërë e mundur sekuestrimi dy mjeteve lundruese, gomone, përkatësisht: U sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u sekuestrua një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro. Mjeti është në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.”
Ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale: ”Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili