Plasën çokollatat dhe këtej… Trump: Po pres me padurim, të takohem sërish me Putin!!! Presidenti. i SHBA, Donald Trump, menjëherë pas takimit të tij të parë me presidentin e Rusisë, la të kuptohet se do të takohet përsëri me Putinin.
Plasën çokollatat këtej, Trump: Po pres me padurim, të takohem sërish me Putin!!!
Megjithë komentet e zhurmshme që shkaktoi përballja e parë me presidentin e Rusisë, Trump, la përshtypjen, se mezi po pret të takohet sërish me Putin. Trump, e ka komentuar samitin e së hënës në Helsinki, si një sukses të madh. Ai shkruan në ‘Twiter’ se:
“Mezi pres takimin tonë të dytë, që të fillojmë zbatimin e disa prej shum çështjeve të diskutuara. Duke përfshirë ndalimin e terrorizmit, sigurinë për Izraelin, armët bërthamore, sulmet kibernetike, tregtinë, Ukrainën…Por dhe paqen në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe më shumë ….” shkruante Presidenti Trump.
Në një tjetër cikël komentesh të enjten në mëngjes, presidenti amerikan akuzonte mediat kryesore të vendit. Trump tha se ato ishin të dëshpëruara për të parë një konfrontim të madh me Rusinë. Madje një konfrontim që mund të çonte në luftë”. Nga ana e tij, Presidenti Putin po fajëson forcat politike brenda Shteteve të Bashkuara se u përpoqën për të minuar samitin e tij, me homologun amerikan.

Putin fajësoi forcat politike brenda SHBA, se u përpoqën të minonin samitin e tij, me homologun amerikan.
Në komentet e para publike lidhur me takimin e tij me Presdentin Trump, Putin u tha diplomatëve rusë:
“Ne shohim se ka forca në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë marrëdhëniet ruso-amerikane. T’i sakrifikojnë ato për ambiciet e tyre në një betejë të brendshme politike në Shtetet e Bashkuara”.
Presidenti rus tha se do të ishte “naive të mendohet se problemet” midis superfuqive, “do të zgjidheshin brenda pak orësh”. Por ai tha se “rruga drejt ndryshimeve positive ka filluar gjithsesi. Putin gjithashtu la të kuptohet se bisedimet e së hënës çuan në “marrëveshje të dobishme”. Nga Shtëpia e Bardhë apo nga zyrtarë të tjerë të administratës nuk ka pasur hollësi për ndonjë marrëveshje të tillë.
Megjithatë, Presidenti Trump u dënua gjerësisht nga figura të ndryshme politike amerikane. Si nga kolegë të tij republikanë, ashtu dhe nga demokratë të opozitës, për ato që tha në konferencën e përbashkët me Putin…ku Trump e vuri veten në anën e presidentit rus, i cili mohoi që Moska kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, për të ndihmuar fitoren e zotit Trump.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili