Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja është shënuar pak çaste më parë në zonën e Ali Demit. Mësohet se makina e përfshirë në flakë është tip Mercedes Benz A-class.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinë, por fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar nga flakët. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e zjarrit në makinë.
Erjona Keta
25.12.2018