Ka pasur tensione në Komisionin e Medias, teksa deputeti i PD-së Flamur Noka është munduar që të heqë me forcë nga salla Erion Veliajn. Sipas demokratëve kreu i bashkisë ka qenë i pa ftuar në mbledhjen e sotme. Garda nuk ka ndërhyrë pavarësisht kërkesë së kryetares së komisionit Albana Vokshi.
Foto/ Nuk iu bind Vokshit, Flamur Noka ngre Veliajn nga karrigia
Që në minutat e para nisi me debate të forta biseda mes Albana Vokshit dhe Erion Veliajt, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Kryetarja e Komisionit Vokshit është habitur nga paraqitja në dëgjesën e Ministres Kumbaro edhe të kryebashkiakut Erion Veliajt. Ky i fundit duhej të paraqitej të mërkurën.
Menjëherë para Veliajt janë vendosur deputetët e PS-së me në krye Ilir Beqajn, të cilët janë përfshirë dhe në shtyrje fizike me deputetët e PD-së.
Mbas largimit të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ai ka dhënë edhe një deklaratë disa minutëshe para mediave, ku iu është përgjigjur edhe pyetjeve që kishin të të gjithë gazetarëve. Ai është treguar gjithashtu shumë i gatshëm për dëgjesat e deputetëve, qytetarëve, artistëve e të gjithë gazetarëve, për të dhënë sqarime të mëtejshme në lidhje me çdo pyetje që mund të kenë.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
19.06.2018