Foto/ “Nona edhe 100”, Zaho uron për ditëlindje nënën e Ramës … Nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama festoi dje ditëlindjen. Në një postim në instagram, Rama ka publikuar dy foto ku duket se si Zaho e uron nënë Anetën.
Me një tufë trendafilash në dorë dhe përqafim të ngrohtë Aneta duket shumë e ngazëllyer.
Foto/ “Nona edhe 100”, Zaho uron për ditëlindje nënën e Ramës …
Rama publikoi sot disa foto të djalit të tij të vogël Zahos, në njërën prej të cilës shihej me një buqetë të madhe me lule në duar. Ndërsa në foton e dytë shihet gjyshja Aneta duke u përqafuar me nipin e vogël.
“Edhe 100 nona”, shkruan Rama krahas fotove.
Kohët e fundit Aneta Rama është përmendur shpesh në media, për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë prej të cilës duhet të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve.

Për Lajm-Shqip
Jorida Fataj