Ka pasur tensione në Komisionin e Medias, teksa deputeti i PD-së Flamur Noka është munduar që të heqë me forcë nga salla Erion Veliajn. Sipas demokratëve Kreu i Bashkisë ka qenë i pa ftuar në mbledhjen e sotme. Garda nuk ka ndërhyrë pavarësisht kërkesës së kryetares së komisionit Albana Vokshi.
Menjëherë para Veliajt janë vendosur deputetët e PS-së me në krye Ilir Beqajn, të cilët janë përfshirë dhe në shtyrje fizike me deputetët e PD-së.
Foto/ Largohet nga komisioni Erion Veliaj dhe Kumbaro, i rrethon garda e Kuvendit
Garda është vendosur e gjitha në mbrojtje të Veliaj, ndërsa ka pasur përplasje dhe me deputetin e PD-së Ervin Salianji.
Pas debateve dhe pasi arriti të prishë këtë mbledhje Erion Veliaj është larguar nga salla së bashku me disa persona që ishin pjesë e gardës së Kuvendit.
Pas kaosit që ka ndodhur në komision, Veliaj është larguar i revoltuar, duke i thënë edhe fjalët e fundit të tij në dalje të sallës, duke përdorur tone të larta.
Ai ka dhënë edhe një deklaratë për mediat, ku u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve, madje është treguar i gatshëm t’u përgjigjej edhe pyetjeve të tjera nëse do të kishte. Veliaj ka theksuar ndër të tjera se Tirana do përmirësohet në një kohë të shkurtër. Ai edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, u shpreh se ishte takuar më vete me të gjithë aktorët, dhe se të gjithë ishin binur për ndërtimin e teatrit të ri. Kushtet e këtij të fundit do të jenë me standarde europiane. Do të ketë vende të bollshme, kondicionerë, dushe dhe tualete të mjaftueshme.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
19.06.2018