Foto në kryeqytet: Si rrallëherë, Lori në qendër të Tiranës…
E kemi parë në Paris e Londër vetëm këtë muaj.
Nuk po flasim për destinacionet e verës, të cilat varionin nga SHBA në Europë.
Tashmë jemi mësuar me udhëtimet e shumta të Lori Hoxhës.
Por, këtë herë trashëgimtarja e Top Channel ka surprizuar me zgjedhjen e radhës. Këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram. Lori duke fotografuar pemën në qendër të Tiranës – shumë rrallë e shohim këtë imazh nga Hoxha. Mesa duket, kjo pjesë e zbukuruar e kryeqytetit e ka tunduar dhe Lorin. Duke mos e lënë indiferente ndaj zbukurimeve të këtij viti. “Tirana, dhjetor 2017”, ka shkruar Hoxha poshtë njërës prej fotove. Ndërsa duket se ky do të jetë një kujtim i këndshëm për të në fundin e 2017-tës. Me filtra gri, si shumicën e herëve, trashëgimtarja e Top Channel ka sjellë një këndvështrim ndryshe nga Tirana…
10.12.2017