Natalia Zarate, bashkëshortja e ish-futbollistit të Lacio e Inter, Mauro Zarate, ka ndezur ‘instagramin’ me një foto tejet provokuese.
Nëpërmjet kësaj foto Natalia ka marrë shumë komente nga fansat e saj.
Zarate ‘ofendon’ bashkëshorten.
Një ndër komentuesit ka qenë edhe bashkëshorti, i cili tani luan me Al-Nasr Dubai.
Ai ka shkruar:
Idiote, çfarë bën… sipas mendimit tim duhet ta heqësh atë imazh. Me gjithë ato komente që ke marrë…
Fansat e Natalie kanë ndërhyrë në masë për ta mbrojtur nga komenti i ashpër i bashkëshortit.
Natalie ka pranuar më vonë se është bërë fjalë për një lojë mes të dyve .
Por fatkeqësisht në internet nuk mund të kuptohet toni i përdorur për të thënë gjëra të caktuara dhe ky fakt krijon polemika, ka thënë ajo.
www.lajm-shqip.com