Rosi u lindi vetëm më një sy dhe më pas i duhej të hiqte dhe tjetrin nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Tani Rosie nuk ndihet më vetëm pasi heroi i saj 13-vjeçar e mban gjithmonë pas vetes, duke e udhëhequr gjatë gjithë kohës. Shpëtimtari i tij quhet Disel dhe ata jetojnë edhe me gjashtë qenusha të tjerë nën kujdesin e Jadie Cooley, në Baldock, Hertfordshire.
Foto/ I pandashëm nga shoku i tij i verbër, qenushi që vrapon njësoj si Disel …
Rosie, nëntë vjeç, lindi me vetëm një sy, por dhe syri tjetër iu hoq kirurgjikisht në vitin 2015-të për shkak të një kanali të bllokuar në sy. Qenushi i verbër u shpëtua nga Jadie Cooley kur ajo ishte një vjeç e gjysmë. Ajo u kthye në shtëpi vetëm një ditë pas operacionit të saj, duke shkuar në shëtitje me ndihmën e mikut të saj të mbuluar me qime Diesel.
Tani Rosi gjithmonë qëndron pranë 13-vjeçarit Diesel, që është dhe miku i saj më i mirë. Kujdestari Jadie u këshillua nga njerëzit për të mos e mbajtur më Rosin, kur ajo e humbi shikimin e saj. Por 26-vjeçari tha se kjo do të ishte një provë e asaj që një qen i verbër mund të sjellë edhe më shumë gëzim në një shtëpi.
Jadie, nga Baldock, Hertfordshire, tha: “Unë u trondita kur shkova të marr Rosie pas operacionit të saj. E pashë atë pa sy, megjithëse e dija se kështu do të ndodhte. Unë kam ndierë shumë trishtim dhe dhembsuri për të. Por pas vetëm një ditë ajo po kthehej si zakonisht. Ajo vinte rreth e rrotull shtëpisë, edhe pse ndonjëherë përplasej me ndonjë mobilje. Por asaj i pëlqen të shëtisë, i pëlqen të ecë gjatë gjithë kohës. Ajo vetëm ndjek rreth Diesel. Ai është drita e syve të saj. Ata janë një çift i ëmbël. Janë shumë të mirë së bashku. Ata gjithmonë kanë qenë aq afër. Diesel di se ku e çon atë, por ndonjëherë e çon edhe në vende të rrezikshme ku nuk duhet të shkojë.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
17.05.2018