Pep Guardiola ka hedhur rrënjët në Manchester duke blerë apartament në qendër të qytetit.
Guardiola ka blerë një vilë që i ka kushtuar mbi tre milionë euro.
Guardiolas i mbaron kontrata aktuale pas 18 muajve me ekipin nga Ettihad, por do të zhvillojë bisedime me klubin për ta vazhduar atë edhe për disa të tjera.
Zyrtarët e klubit janë të bindur se ish-strategu i Barcelonës është i lumtur me jetën në qytet dhe do të dëshirojnë ta zgjasin bashkëpunimin.
Pep dhe familja janë futur në shtëpinë e tyre të re, kur mori detyrën në korrik 2016.
“Po, është mirë. E bleva një apartament, sepse më duhet të jetoj diku dhe jam i lumtur që jetoj në këtë qytet. Njëlloj kam vepruar kur isha në Romë, në Brescia dhe në Mynih. Më pëlqen të jetoj në qytet dhe të jem afër njerëzve”,- tha spanjolli.
www.lajm-shqip.com