Grabitje dhe trafik droge: Goditet banda kriminale në Mikono, në pranga 3 shqiptarë. Policia greke ditën e djeshme, ka arrestuar pesë persona gjatë një aksioni në ishullin e Mikonos, të Greqisë. Të arrestuarit janë tre shqiptarë dhe dy grekë.
Grabitje dhe trafik droge: Goditet banda në Mikono, në pranga 3 shqiptarë!
Ndërsa sipas burimeve nga policia greke, banda kriminale e shqiptarëve, akuzohet për vjedhje, trafik droge dhe grabitje me armë. Po sipas të njëjtit burim informacioni, të arrestuarit janë tre shqiptarë dhe dy grekë, burrë e grua.
Nga hetimet ka rezultuar se anëtarët e kësaj bande, përdornin makina dhe motorë për të shpërndarë lëndë narkotike. Droga shpërndahej kryesisht tek turistët e huaj, që bëjnë pushimet në ishullin turistik të Mikonos. Megjithatë, të ndaluarit u kapën në kushtet e flagrancës dhe i’u janë sekuestruar 167 gr kokainë, amfetaminë, kanabis të papërpunuar dhe 12 telefona celularë. Po kështu, atyre iu gjetën 1275 Euro, 1320 USD, si dhe shuma të tjera parash.
Kjo bandë rezulton të jetë përgjegjëse për vjedhjen e dy banesave të pushimit. Në të cilat ku morën paratë dhe sende me vlerë, që kapin shifrën e 37 mijë Euro. Ndërsa për arsye hetimi, emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur. Hetimet drejtohen nga Prokuroria e Siros dhe pritet që 5 të arrestuarit të dalin para gjykatës ditët në vijim.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili