Ish banorja e BB, Genta Gjalpi ka marrë një vendim drastik. Disa ditë më parë, disa foto të saj dhe video nga një hotel, shkaktuan reagime dhe komente. Këto ajo mesa duket nuk i ka duruar dot dhe ka bërë me dije se do të gjejë qetësi shpirtërore. Ajo ka venosur ti mbyllë llogaritë në rrjetet sociale.
Foto/ E kryqëzuan për videon nga hoteli, ish- banorja e BB merr vendimin drastik …
Genta Gjalpi është një nga personazhet që do të mbahet mend gjatë nga konkurrentët e “Big Brother”. Gjatë kohës që ajo ishte konkurrente në “Big Brother”, asaj iu publikuan disa foto provokuese, të cilat nuk u pritën edhe aq mirë nga ndjekësit. Por Genta edhe pas mbarimit të reality show-t më të ndjekur, “Big Brother”, ka hedhur vazhdimisht foto provokuese në rrjetet sociale.
Së fundmi, disa foto postuar në një dhomë hoteli, me shtratin mbuluar me trëndafila kanë shkaktuar shumë komente në profilin e saj. Fansat e akuzonin se fotot ishin para seksit, dhe kështu Genta u detyrua t’i fshinte ato nga Instagrami. Mirëpo përpos kësaj ajo u ka komunikuar ndjekësve, se do mbyllte të gjitha rrjetet sociale pasi vuante nga ankthi.
“Shpeshherë ne njerëzit që dukemi më të lumtur dhe më të qeshur jemi ata që merzitemi më shumë, edhe që vuajmë më shumë se kushdo tjetër, ju nuk e dini sa i keq është ankthi, si ta ngushton stomakun e si ta tkurr shpirtin e të tret emocionalisht aq sa ngelesh pa shpresë, pa ëndrra, pa motivim. Po e mbyll këtë Instagram, “Fb”, “Snap” me shpresën se do gjej qetësi shpirtërore”, shkruan Genta duke e shoqëruar postimin me një emoji me lot në sy.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
08.05.2018