Këngëtari Ergys Shahu sot ka pësuar një aksident me makinë. Gjithçka ndodhi teksa ai po udhëtonte bashkë me familjen e tij.
‘’Zoti sot më ka dhënë shancin të jetoj një jetë të dytë. Flm Zot për mundësinë dhe shancin’’, ka shkruar ai në një fotografi të publikuar në Instastory.
Pas publikimit të kësaj fotografie lajmi.net ka kontaktuar menjëherë me këngëtarin dhe ai ka treguar se ai dhe familja e tij janë mirë.
Kujtojmë se Ergysi këtë vit merr pjesë për herë të parë në festivalin ‘Kënga Magjike’ edicioni i 19-të me këngën ‘Fale zemrën’ e cila është pëlqyer nga publiku.
Burimi:Syri.net
23/10/2017