Sot është një ditë e shënuar dhe mjaft e dhimbshme për familjen Hoxha. Dritan Hoxha themeluesi i familjes së madhe të “Top Media” si sot 10 vite më parë u nda nga jeta nga një aksident automobilistik. Sot në këtë ditë të trishtë Lori Hoxha, vajza e madhe e Dritan Hoxhës ka postuar një mesazh mjaft prekës dhe mbështetës nga motra e saj e vogël, Redia.
Foto/ 10-vjetori i vdekjes së babait, Lori Hoxha merr mesazhin nga e motra
“E di që je e trishtuar, kështu që nuk do të uroj një ditë të mirë. Në vend të kësaj të këshilloj të kesh thjesht një ditë. Qëndro e gjallë, ushqehu mirë, vish rroba të rehatshme dhe mos hiq dorë nga vetja jote. Deri atëherë, kalo një ditë tjetër”, ka qenë mesazhi që Redia i ka dërguar Lorit.
Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik. Ashtu si çdo përvjetor të vdekjes së tij, edhe sot që kanë kaluar plot 10 vjet, Top Channel e kujton Tanin me një kronikë.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
23.05.2018