Një grup shkëncëtarësh kanë zbuluar një fosil të një njeriu në Izrael që mund të jetë 175.000 deri në 200.000 vjeçar. Kjo e bën atë fosilin më të vjetër njerëzor të gjetur ndonjëherë jashtë Afrikës.
Zbulimi i fosilit, që është nofulla e sipërme e njeriut, u bë në shpellën Misliya në malin Karmel. Sipas studimeve të fosilit mendohet se njerëzit janë larguar nga Afrika të paktën 50.000 vite më parë sesa dihej deri tani.
Fosilet më të vjetra njerëzore janë vlerësuar të jenë midis moshës 90.000 dhe 120.000 vjeç.
Për studimin e ri, i botuar në revistën Science, shkëncëtarët e udhëhequr nga Izraeli Hershkovitz të Universitetit Tel Aviv përdorën tre teknika të pavarura për të vlerësuar moshën e nofullës.
Ata gjithashtu analizuan fosilin duke përdorur skanime mikro-kompjuterike (CT). Gjithashtu përdorën modelimin virtual 3D për ta krahasuar atë me fosilet e tjera që gjenden në Afrikë, Azi dhe Evropë.
28.01.2018