Elona Guri ka bërë ditën e sotme një postim tepër ngacmues. ‘Poezia’ e postuar prej saj në rrjete sociale, është një ‘sulm’ i tërthortë kundrejt politikanëve. Por, për kë e ka vallë?
Normalisht, në postim nuk shkruhet asgjë tjetër. Çdokush mund t’a interpretojë si të dojë, apo qoftë edhe ta personifikojë me figurën politike që konsideron të tillë.
Ndërkohë, në poezinë me titull ‘Forcë madhore’, shkruhej:
Një Gomar u bë Ministër:
lidh kravatë, zgjidh kapistër.
Bleta Bletës te kosherja:
-Vendin tim do ta zërë Grera,
ndonësë s’është hiç punëtore!
Me ç’po thonë,
për forcë madhore.
-Ka dhënë urdhër vetë Zoti?
-Jo, një tjetër më i zoti.
Sot, moj mike, flas së mbari, forcë madhore është Gomari…
06.01.2018