Ministrja japoneze foli shumë, duke bërë publik një detaj që duhet të kishte mbetur konfidencial. Kështu Seiko Noda, vendosi të marr përgjegjësi. Shuma reflekton pagat mujore dhe shpërblimin që ajo ka marrë në detyrën e saj si ligjvënës.
Foli shumë në publik, ministrja japoneze heq dorë nga paga e një viti
Ajo njoftoi se të heq dorë nga paga e gjithë vitit, që përllogaritet rreth 12.400 euro. Ministrja zbuloi informacione të fshehta gjatë një interviste të dhënë për një të përditshme japoneze “Asahi Shimbun”.
Noda pranoi muajin e kaluar që ajo zbuloi informacione që nuk duheshin bërë publike te gazetarët ndërsa intervista u dha në datën 31 maj. “Kam dëmtuar besimin në qeveri “, shpjegoi ministrja e cila është një anëtare kryesore e Partisë Liberal Demokratike, aq shumë sa mendohet se mund të jetë një sfiduese e mundshme e Kryeministrit Shinzo Abe në zgjedhjet për udhëheqjen e partisë. “Kërkoj falje për shkaktimin e problemeve. Dëmtova kredibilitetin e administratës.
Jam ministrja përgjegjëse për ligjin e zbulimit të informacionit. Është një vetë-dënim si politikane”- tha Noda në një konferencë shtypi. 57-vjeçarja u emërua në postin ministror në gusht të vitit 2017.
Foli shumë në publik, ministrja japoneze heq dorë nga paga e një viti. #INNews #INTvAlbania #News #minister #SeikoNoda #Japan
Publiée par innews.al sur Mercredi 8 août 2018