Fluturon çatia nga era e fortë në fshatin turistik. Fshati turistik i Zaroshkës braktiset nga turistët. Shkak për këtë mbetet infrastruktura e shkatërruar.
Segmenti rrugor që të çon drejt zonës turistike eshtë totalisht e mjerueshme.
Fluturon çatia nga era e fortë në fshatin turistik.
Pellgje të mbushura me ujë dhe balta janë ato që të ofron kjo rrugë.
Ndonëse është një perlë e natyrës dhe njihet për bukuritë natyrore, Zaroshka braktiset nga turistët.
Prej vitesh askush nuk ka vënë dorë në këtë zonë ndonëse është përfolur për projekte të shumta.
Fshati Zaroshkë i ndodhur në zonën e Pustecit është lënë në mëshirë të fatit. Rrugët janë te shkatërruara.
Ashtu sikurse thonë edhe bizneset kjo ka sjellë falimentim të tyre.
Mungesa e infrastrukturës ka bërë që turistët ta braktisin përgjithmonë.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj