“Fluturojnë” patentat dhe “bum” gjobash në Transballkanike. Një aksion i madh i policisë rrugore në Vlorë, ka bërë të “fluturojnë” mbi 50 patenta.
Përveç patentave janë vendosur dhe 390 gjoba, janë dërguar në komision 120 drejtues shofera si dhe janë arrestuar 4 prej tyre.
Ky aksion i madh i rrugorëve ka nisur menjëherë pas mbylljes së bulevardit për rikonstruksion.
Gati të gjitha sanksionet janë vendosur në rrugën transballkanike ku është përqëndruar qarkullimi aktualisht.
Kontrolli i makinave është bërë i përqëndruar pasi me rritjen e fluksit në transballkanike është rritur dhe rreziku i aksidenteve.
Ky aksion është më i madhi i realizuar kohët e fundit në qytetin bregdetar.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti