Fjalët e vetme që ka thënë përmes një lidhjeje telefonike për “Gazetën Shqiptare”, 22-vjeçarja nga Katjeli i Librazhdit, Florije Peçi, të cilën pas aksidentit e ka ndjekur vetëm fati i keq. Sikur të mos mjaftonte fakti se pas aksidentit në Himarë, Florija ka mbetur me pasoja fizike, si edhe mendore, ajo së fundmi po qëndron e shtruar prej tri javësh në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, pasi ka rezultuar se është shtatzënë disa muajshe, si pasojë e një abuzimi që është bërë me të.
Gjithmonë pranë Florijes, edhe gjatë kurimit të saj në Austri, ka qëndruar e motra e saj, Erida Peçi, e cila shprehet tejet e tronditur nga kjo që i ka ndodhur motrës së saj. Sipas saj, e motra ka ende probleme e vështirësi të shumta në lëvizje, si edhe humbje të vazhdueshme të kujtesës. Erida rrëfen se edhe për të kryer nevojat bazë, Florija ka nevojë për ndihmë dhe shpesh nuk është në dijeni të zhvillimeve të reja.
Nderkohe burime të besuara të Policisë së Shtetit bënë të ditur për “GSH” se menjëherë janë vënë në dijeni dhe autoritetet spitalore në Austri, të cilat kanë nisur hetimin për të hedhur dritë mbi atë që mund të konsiderohet si një skandal i madh mjekësor. Nga verifikimet e para dyshimet bien mbi stafin mjekësor të klinikës ku vajza kurohej, pasi nga aksidenti pësoi dëmtime të mëdha, çka edhe sot i kanë lënë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin.
16.02.2013
Burimi: Balkanweb