Flokët e shëndetshëm, të fortë e të shkëlqyeshëm janë qëllim i të gjithëve. Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se bëhen shumë gabime me flokët gjatë rutinës së përditshme. Këtu janë 5 gabimet e zakonshme që po bën me flokët.
Përdorimi i produkteve të lagështa
“Shmangni çdo produkt të lagësht. Si shkuma apo xheli. Pasi këto i bëjnë flokët të duken më të hollë e më të rrallë”,- thotë Megan Stevens nga “Jamie Stevens Hair”.
Larja e shpeshtë
Shampot përmbajnë lëndë ushqyese që ndikojnë në rritjen e flokëve. Por larjet e shpeshta mund të shkaktojnë edhe dëme. “Flokët kanë nevojë të prodhojnë vajra natyrale”,- thotë Juliette Dallas -Feeney, menaxhere e medias sociale dhe bukurisë. “Nëse i lani shpesh, mund t’i dëmtoni flokët”. Mund të përdorni një shampo për flokët e thatë.
Llastiku i shtrënguar
Tërheqja e vazhdueshme e flokëve nga kapëset dhe llastiku mund të ndikojë më shumë në flokët e hollë. Dhe të shkaktojë dëmtim të tyre: “Lidhja e flokëve me llastikë apo kapëse të shtrënguara dhe tërheqja është e dëmshme”, thotë parukieri Andrew Collinge. Ai këshillon të mbani në flokë një llastik të lirshëm. Flokët t’i kapni sa më poshtë në mënyrë që të mos dëmtohen.
Përdorimi i tharëses në temperaturë të lartë
Nxehtësia e madhe nga tharësja mund të shkaktojë dobësim të fijeve të flokëve dhe këputje të tyre: “Nxehtësia e madhe i than flokët. Ajo i dobëson shumë majat e tyre duke i këputur”, – thotë Dr. Alan Bauman, specialist i transplantit të flokëve.
Furça e gabuar
Përdorimi i furçës së gabuar për llojin e flokëve është gjithashtu që faktor që ndikon në flokët e hollë. Stilistja e flokëve Andre Walker rekomandon një furçë natyrale. Për t’u dhënë flokëve një pamje më voluminoze: “Dhëmbët e dendur të kësaj furçe ndihmojnë për të mos i larguar fijet e flokut nga njëra-tjetra dhe për t’u dhënë atyre më shumë volum.”
21.01.2018