Shtetasi Daniel Brahollari, që pak ditë më parë aksidentoi me vdekje vjehrrë e nuse në durrës, doli përpara gjykatës së Durrësit.
I cili dha këtë dëshmi”
“Isha me shpejtësi 40 km në orë dhe isha mbrapa nje mjeti tjeter. Mjeti që kisha përpara në një moment hapet nga e djathta, ndërkohë që dy gratë më dolën përpara duke kaluar me shpejtësi. Mendova se mjeti më hapi krahun per te parakaluar, gratë më dolën papritur dhe nuk kisha fare kohë që të frenoja”- ka thënë ai.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtynës në afrësi të rreth-rrotullimit të kënetës, në Rrugën “Vllazërimi”.
Dy gratë nuk mundën t’iu rezistonin plagëve që morën duke ndërruar jetë në vend.
Visar Quni
15.01.2019