Flet Jonida Maliqi: “Ja arsyeja përse u ndava nga bashkëshorti…”
Ndarja e Jonida Maliqit nga bashkëshorti i saj prej 17-vitesh bëri bujë të madhe mediatike disa muaj më parë.
Flet Jonida Maliqi
Ajo njihet për natyrën e rezervuar që ka për sa i përket jetës personale.
Dhe kështu preferoi të mos jepte asnjë detaj rreth këtij lajmi.
Vetëm sot ajo ka vendosur ta komentojë ndarjen e saj në “Top Albania Radio”.
“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund.
Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është.
Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur.
Sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”,- është shprehur ajo.
05.12.2017