Christos Foureira, babai i Elenit ka rrëfyer për mediat greke vështirësitë e së bijë për të mbërritur deri në këtë pikë të karrierës ku ndodhet sot. Në një intervistë për një media greke ai u shpreh se ndihej i lumtur për arritjet e së bijës. Ai u shpreh se gjithmonë ka besuar që Eleni do t’ia dalë dhe kështu ka rezultuar.
Flasin familjarët e Eleni Foureira: Nuk donte që të shkonim në Eurovizion…
Fakti që nuk iu gjend vajzës së tij pranë në Eurovizion i ka mbetur paksa merak, por ka qenë Eleni ajo që e ka dëshiruar këtë gjë.
“Jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenarë. Ne nuk shkuam, sepse ajo nuk donte që ne të shkonim. Na tha, por nuk donte”.
I ati shpresonte shumë që Eleni ta fitonte këtë garë, por edhe me rezultatin që arriti, ka mbetur i kënaqur. “Kam pasur gjithmonë besim te vajza ime, dëshiroj që të jetë mirë gjithmonë”, tha ai duke u ndalur edhe në vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri familja e tyre dhe Eleni.

Klajdi Thaçi
14.05.2018