Fjeti 22 orë për dy vite duke shtuar mjaft kg, arsyeja…
Një grua fjeti rreth dy vjet nga 22 orë. Ajo zbuloi se ishte shëndoshur prej kësaj praktike të përditshme. Mise Coakley, 34 vjeçare, vuante nga meningjiti, fruthi dhe ethet.
Gjatë atyre pak orëve të zgjimit ajo ka treguar se ushqehej vetëm me çokollata dhe patatina.
Fjeti 22 orë për dy vite duke shtuar mjaft kg, arsyeja…
Mise nga Whitby, North Yorkshire ndihej e lodhur kur familjarët e lëviznin nga shtrati i saj për në divan. Duke qëndruar shtrirë ajo mori mjaft kile. Arriti peshën 117 kg.
Më pas nisi një dietë strikte dhe ra plot 50 kg, të cilat i kishte marrë teksa ishte sëmurë.
“Jam më e shëndetshme se kurrë,”-tha Mise.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
16.10.2018