Fiton lotari, thyen rekordin e të gjithë kohërave në SHBA, zbuloni shumën e parave…
Fituesi i një lotarie thyen rekord në historinë e SHBA-së. Ai ka fituar 1.6 miliardë dollarë me një biletë të blerë. Lajmin e ka dhënë pronari i biletave të lotarisë “Mega Millions” në Karolinën e Jugut.
Numrat e fatit ishin: 28, 70, 5, 62, 65 dhe 5. Shanset që të përzgjidhen këto numra ishin një në më shumë se 300 milionë njerëz. Këto bileta shiten ne 44 shtete në Amerikë. Që nga korriku nuk ka patur asnjë fitues.
Fiton lotari, thyen rekordin e të gjithë kohërave në SHBA, zbuloni shumën e parave…
“Momenti që ne kemi pritur ka ardhur më në fund dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Ky është një rast që do futet në histori. Jemi shumë të lumtur për fituesin dhe mezi presim që ta takojmë”, tha Gordon Medenica, drejtor i Mega Millions.
Fituesi ka dy mundësi për të vendosur. Ai ose duhet të marrë në dorë 913 milionë dollarë, për shkak se përfshihen dhe taksat, ose do të duhet t’i marrë të gjithë paratë me këste për 29 vjet.
Njerëzit e tjerë kanë nisur të hamendësojnë se çdo të bënin po t’i kishin ato para.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
24.10.2018