Firmat ndërtuese në Fier nuk zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve
Firmat ndërtuese nuk zbatojnë rregullat e sigurimit teknik
Ligji i detyron, por në praktikë ligji ngelet në letër.
Kontrollet në qytetin e Fierit janë të zbehta.
Ndodh që firmat dhe pronarët ndërtues u paguajnë nën dorë “kafenë” kontrollorëve.
Pamjet që ofron Lajm-Shqip nuk janë imazhe periferike, por vetëm 100m nga rrethrrotullimi në qëndër të qytetit, 200 m larg Bashkisë dhe Prefekturës.
Ajo që vihet re janë pikërisht punëtorët, që vijojnë punimet, pa asnjë masë sigurie.
Kalimtarët, të rrezikuar në çdo rast
Por, nuk janë të rrezikuar vetëm punëtorët ndërtues.
Të rrezikuar janë në çdo cast dhe kalimtarët e rastit që përshkojnë trotuarin.
E gjithë fasada ku punohet nuk ka asnjë mjet mbrojtës.
Kjo moszbatueshmëri ligji me pasojë dhe mundësi marrje e ndonjë jete bën karshillëk përballë dritareve të drejtuesve vendorë, në Bashki e Prefekturë.
Për Lajm Shqip
V.M.