Vdes duke plehrosur parcelën 47 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit 3 km larg qëndrës, në një parcelë të mbjellë me grurë, pronë e shtetasit A.G.
Vdes 47 vjeçari duke punuar në arë.
Nga këqyrja e kufomës, paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale (atak kardiak).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Fier, për vlerësim dhe hetime të mëtejshme.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme. Policia e Fierit konfirmon ngjarjen ditën e sotme..!

Për Lajm-shqip
Vladimir Mucaj