Partia socialiste dega Fier mbushi sot 27 vjet. Për të kujtuar dhe festuar janë mbledhur pasditen e sotme në qytetin antik të Apolonisë.
Fier, socialistët mblidhen në Apoloni për ditëlindjen e 27…
Gentiana Cakrani kryetare lokale e PS çeli ceremoninë jubilare. Ajo falenderoj pjesmarrësit dhe bëri një rezyme të shkurtër të arritjeve të deritanishme. Kreu i Parlamentit Gramoz Ruci “babai” Partisë evokoi të kaluarën dhe sakrificat e kësaj partie duke u fokusuar në Fier. Dallgë e sakrifica të mëdha kemi kaluar tha ai. U përqëndrua më shumë në kohën e të qënurit në opozitë.
” Nuk mund të harrohet qethja e kokës së Petro Koçit Vladimit Shehut etj në kohën e PD-së. Nuk mund të harrohen sakrificat e socialistëve në luftë për mbrojtjen e votës së lirë citoi ai më tej. Në mbyllje Ruçi falenderoi të gjithë ata që kanë zgjedhur Partinë Socialiste. Të jemi bashkë përmbylli fjalën Ruci, sepse sfida të mëdha na presin”! Të pranishëm Prefekti dhe deputetët e Qarkut. Ceremonia vijoi me shijimin e gatimeve të zonës gatuar enkas në hapsirën e gjelbër të qytetit Apollonian.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj