Netë verore është aktiviteti maratonë që po u jep ngjyra mbrëmjeve në qytetin e Fierit. Prej disa ditësh qyteti myzeqar po e prek artin në disa zhanre, sic është piktura, poezia, kënga, vallja etj.
Fier, shpërthejnë netët verore nga Qendra Kulturore…
Është Qendra e Aktiviteteve Kulturore në Bashkinë Fier, ajo që ka zgjuar netët e fierakëve duke u sjell hapësira të reja. Aktivitetet po përjetohen mrekullueshëm falë dhe bukurive të hapësirave publike nga investimet e fundit.
Të rinj të qytetit dhe fëmijë të grupmoshave të ndryshme janë bërë pjesë e performancave të ndryshme. Ata e sjellin kështu, çdo natë ndryshe. Ky aktivitet zhvillohet nën kujdesin e specialistëve të kësaj Qëndre dhe bashkisë Fier.
Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj