Fier/ Rakia lumë, serhoshët ‘flenë’ në polici.
Një tjetër rast regjistrohet, pas atij të djeshmit në Fier. I bërë “xurxull” me alkool, nget makinën në mes të qytetit.
Kësisojë, ka rrezikuar veten dhe të tjerët. Fitus Malaj, 30 vjeçar, nuk pyet fare për askënd. Dehet në orët e para të ditës së sotme dhe me një automjet tip “Benz”, xhiron nëpër qytet.
Patrulla e policisë mundëson ndalimin e tij dhe arrestimin në flagrancë.

Ndodhi në vendin e quajtur “Glopi”, në qendër të qytetit .
Fier/ Rakia lumë, serhoshët ‘flenë’ në polici.
100 m larg godinës së Bashkisë. Dhe ditën e djeshme në Fier, policia arrestoi në kushtet e flagrancës një 50 vjeçar.
Edhe ai drejtonte një automjet tip “Skodë” në gjendje qejfi nga rakia.
Të paktën për muajin shkurt, janë shënuar dhjetë raste të kësaj natyre.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
26.02.2018