Policia e Fierit ka vënë në pranga sot një shtetas 33 vjecar. Bazuar në një vendim gjykate atij i janë vënë sot prangat. Alfred Kapaj quhet i ndaluari, 33 vjeç, banues në Frakull, Fier.
Fier, per ushtrim dhune ne familje arrestohet 33 vjeçari..
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Për veprën penale “Dhuna në familje”. Nuk bëhet e ditur se ndaj kujt ai ka ushtruar dhunë në familje. Gjithsesi për këtë vepër ai është ndaluar ditën e sotme. Në Qarkun Fier viti 2018 arrestimi i sotëm për dhunë shënon rastin e 53-të.
Vladimir Mucaj
26.09.2018