Nuk kanë kaluar vetëm pak ditë, nga vdekja e të dashurit të saj, Xhuliano Sollaku, nga policia në Fier. Por, e dashura e tij, nga Elbasani, Kristina Puka, nuk mund ta pranojë se Xhulianon e saj e vrau policia!
Fier: Kristina nuk mund ta pranojë, se Xhulianon e saj e vrau policia…

Prej momentit të parë, sapo mësoi se i dashuri i saj, Xhuliano Sollaku, u vra gjatë një grabitje në Fier. Kristina nuk e ka mbajtur veten duke shpërthyer në vaj. Ulërimat e saj morën dhenë… aq sa dy persona, nuk po e mbanin dot nga krahët.
Kjo është, Kristina Puka, vajza e re nga Elbasani. Me largimin nga kjo botë, të të dashurit të saj, Xhuliano, Kristina ka ndryshuar foton e profilit në rrjetin social, duke vendosur një foto me Xhulianon. Ndërsa, ka shënuar datën e saj të lidhjes, por edhe atë të ndarjes fatkeqësisht, me Xhulianon.
Ajo nuk pranon asnjë koment dhe për këtë, e ka bllokuar këtë opsion, duke u përballur e vetme me tragjedinë. Dhimbja e ka pushtuar të renë që tashmë do t’i duhet të jetojë me kujtimet e tij.
Xhuliano Sollaku bashkë me miqtë e tij, kishin shkuar për të grabitur në një banesë në Fier. Por alarmi i dhënë nga i zoti i shtëpisë, solli në një kohë rekord policinë. Ndërsa, pati shkëmbim zjarri mes tyre dhe grabitësve. Nga kjo mbeti i vrarë i riu Sollaku, pronari i një lokali dhe lavazhi, në zonën Katund i Ri në Elbasan si dhe u plagos shoku i tij.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili