Kanos me armë zjarri kushëririn e tij, arrestohet nga policia. -Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec u prangos sot.
Arrestohet për kanosje me armë zjarri…
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum. U sekuesstruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për formalitete të mëtejshme..
Vladimir Muçaj
20.06.2018