Fier, ja çfarë bën patrulla “Shqiponja” në rrugët e qytetit…Nuk janë shumë. Janë vetëm katër në organikë. Tre janë meshkuj dhe një femër.
Grupi “Shqiponja” në qytetin e Fierit
Ky grup kontrolli është formalizuar rreth 20 ditë më parë pranë drejtorisë së policisë vendore. Grupi e ka emrin “Shqiponja”. Ky emër policor eshtë i njohur për publikun prej kohësh. Por kjo strukturë e re ka të tjera kompetenca shërbimi. Ata kontrollojnë dokumenta automjetesh. Organizojnë kontrolle në rrugë për gjithcka. Prej ditësh ashtu si sot katërshja policore kalon në “sitë” shumë automjete që qarkullojnë. Të vendosur sot në një segment rrugor me fluks automjetesh kanë kontrolluar mbi 150 automjete. Një prej uniformave të këtij grupi tha për Lajm-Shqip se nuk kanë kapur asnjë “peshk” sot të “notoj” keq nëpër rrugët e qytetit.
Vladimir Muçaj
11.07.2018