Një tjetër vjedhje ka ndodhur në Fier, është grabitur një pikë valutore, pranë gjimnazit Janaq Kilica.
Fier: Grabitet, një pikë valutore,…por paratë dhe hajdutin…e ‘mori’ lumi.
Kanë qenë dy persona që kanë marrë një shumë të caktuar lekësh, ndërsa në largim e sipër kanë plagosur një person.
Siç bëhet e ditur, pronari i një byrektoreje ka mbetur i plagosur, pasi ka ndërhyrë për neutralizuar grabitësit.
Policia e Shtetit ka sqaruar se njëri prej autorëve është arrestuar pas ndjekjes, ndërsa është sekuestruar edhe një çantë me lekë.
D.S., rreth 32 vjeç, nga Vlora, ka braktisur makinën dhe për t’i shpëtuar policisë është hedhur në lumë, por është arrestuar nga policia.
Blutë janë vënë edhe në ndjekje të autorit të dytë.
Sot, paska qenë dita e grabitjeve. E themi këtë, pasi, pa u gdhirë mirë në Tiranë u grabit një biznes, në anë të autostradës Tiranë-Durrës.
Ndërsa, pak orë më vonë, dhe një tjetër grabitje ndodhi po në Tiranë. Kësaj rradhe, u vodh një bankë e nivelit të dytë.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili