Fier, finalizohet operacioni “Pastrimi”, një në pranga. Pas një hetimi 2 vjeçar të policisë dhe prokurorisë u bë e mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “PASTRIMI”.
Fier, finalizohet operacioni “Pastrimi”, një në pranga disa…
Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi Xhevair Troka 52 vjec banues në Fier. Ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: L.Ç 50 vjec dhe Sh.Ç 44 vjec banues në Patos e Durrës.

Për të dy Gjykata ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”. Për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale: A.Ç 75 vjec banues në Patos dhe J.Ç ( vajzë 26 vjece) bonore në Patos.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj