Të paktën dy persona në Fier, sot në mëngjes janë gdhirë me pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuan në flagrancë dy persona.
Shtetasi i parë Besnik Myrtaj, 47 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar te biznesi i tij në lagjen e Re Patos, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Ndërkohë, po specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë, Fabion Hoxhën, 31 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi, sipas burimit zyrtar të policisë, u bë, pasi në lagjen “Naftëtari” Patos, u kap duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa AA 955 FS në gjendje të dehur. Edhe për këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drjetimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj