Do kaloni në Fier? Prisni të “shfryhet”trafiku!
Ndërsa ora shënon 14.00′ trafiku i automjeteve ka paralizuar të gjitha akset e rrugëve.
Fier bllokohet lëvizja e automjeteve.
Bllokim ka jo vetëm në unazë,por dhe në rrugët brenda qytetit.
Manovrimi i automjeteve është i ngadalshëm.
Kjo krijon vështirësi në qarkullim. Sipas inspektorit të qarkullimit rrugor ky fluks mund të ndryshojë pas 2 ose 3 orësh.
Po sipas tij atëherë automjetet drejt jugut do kenë hyrë në autostradë dhe rrugët do jenë më të qarkullueshme.
Sipas informacioneve policore dhe pse fluks i madh automjetesh fatmirësisht nuk është shënuar ndonjë aksident apo përplasje automjetesh.
Për lajm-shqip
Vladimir Muçaj