Një tjetër punë e finalizuar nga bashkia që i jep zgjidhje banorëve të fshatrave. Fshatrat Sheq, Adë, Kafaraj, Çerven e Frakull lidhen me rrugë të asfaltuar.
Fier, bashkia lidh me rrugë të asfaltuar pesë fshatra…
Rreth 6 km rrugë që ishte bërë pengesë prej vitesh në jetën e këtyre banorëve, sot kthehet në lehtësi komunikimi, lëvizje dhe padyshim rritjen e cilësisë së jetesës. Bashkia e Fierit duket që e ka kapur “dashin” nga brirët. Investimet në zonat rurale kanë qënë të konsiderueshme dy vitet e fundit. Kreu bashkiak Armando Subashi ka qënë prezent me vartësit e tij në këto investime. A lidhet kjo me rikandimimin e munshëm të Subashit për kryetar bashkie? Edhe mundet, por kreu aktual e përkthen ndryshe. Ai thotë për Lajm-Shqip se këto investime janë premtime që kemi detyrim t’i mbajmë. Burime në selinë rozë thonë se Subashi është drejt rikandidimit për një tjetër mandat. Dhe nëse kjo ndodh kreu aktual nuk e ka të vështirë t’ju kërkoj votën banorëve në zonar rurale. Duhet thënë që dhe në qytet Subashi ka shumatore votash të sigurta. Investimet në qytet janë të dukshme. Armando Subashi ka ditur t’i rrëmbejë fonde dhe projekte qeverisë Rama2. Dhe vetë Edi Rama e ka shumë përzemër kreun aktual të bashkisë Fier.
Vladimir Muçaj
25.07.2018