Fier, arrestohet bashkëautori i Anna Malaj që grabisnin…Ndalohet autori tjetër i vjedhjes me armë të një karburanti dhe tentativës për vjedhje të dy karburanteve të tjerë. Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes policia arrestoi autorin tjetër të vjedhjes me armë të karburanteve.
Fier, arrestohet bashkëautori i Anna Malaj që grabisnin…
Emiliano Grëmi 22 vjec kushëriri i Annës u prangos nga policia. Shtetasi Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti. Kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti. Por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar. Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier. Në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Vladimir Muçaj
23.07.2018