Një aksident me pasojë plagosjen e disa automjeteve ka ndodhur sot pasdite në Qafën e Koshovicës, në Fier. Dy makina janë përplasur duke lënduar disa persona. Ata janë transportuar në spital. Si pasojë e aksidentit, rruga është bllokuar dhe vargu i makinave shkoi disa kilometra i gjatë.
Fier, aksident me tre të plagosur në ‘Qafën e Koshovicës’….
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Ndërhyrja e policisë bëri që të zhbllokohej trafiku i rënduar.
Tre të plagosurit ndodhen në spital. Fatmirësisht sipas bluzave të bardha gjendja e tyre është duke u stabilizuar. Ky segment rrugor në të gjitha orët e ditës trafiku është i rënduar. Fluksi madh i automjeteve drejt jugut dhe anasjelltas ktijon trafik. Shkak bëhet dhe rruga e ngushtë.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj