Në Karnataka të Indisë realizohet një festival i çuditshëm. Pjesëmarrësit duhet të vendosin akrepa në trup dhe fytyrë e ndërkohë të luten.
Ky ritual i vjetër vjen si pjesë e religjionit Hindu dhe duhet bërë para se të gjithë të shkojnë në një tempull në kodër.
Festival i rrezikshëm, të gjithë vendosin akrepa në trup e kokë, fëmijëve…
Ato dërgojnë pëlhura dhe vajra për të nderuar Kondammain (perëndia hindu e akrepit). Akrepët i vendosin mbi kokën ose trupin edhe të fëmijëve të vegjël për t’i sjellë atyre bekim dhe shëndet.
Ndonëse janë gjallesa tepër të rrezikshme, të pakta kanë qenë rastet e pickimeve. Edhe në ato raste askush nuk ka patur ndonjë fat tragjik.
Në këtë festival, deri më tani kanë marrë pjesë vetëm banorë të zonës. Së fundmi vizitorë nga shtete fqinj i janë bashkuar këtij festivali.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
07.09.2018