Shumë prej qyteteve në Shqipëri kanë ndezur dritat duke i uruar mirëseardhjen festimeve të fundvitit.
Festat e fundvitit kanë çelur edhe me qytetin bregdetar të Durrsit.
Prej ditësh tashmë qëndra e qytetit është zbukuruar edhe më shumë. Vendosja e bredhit dhe dritat shumëngjyrshe të vendosura në çdo cep. Për zbukurimin e qëndrës, por edhe disa nga rrugët më kryesore të qytetit janë përdorur jo vetëm materiale të viteve të kaluara, por ky vit ka sjell edhe risi të ndryshme në zbukurime të reja. Në këto ditë të ftohta të muajit dhjetor qytetarët nuk kanë hezituar të dalin e të shijojnë atmosferën e re. Kjo atmosferë mbizotëron fal ndriçimit dhe zbukurimeve në shumë hapsira dhe rrugë të rëndësishme. Qytetarët, vizitorë tashmë kanë një arsye më shumë për të shëtitur. Petku i ri që ka veshur qyteti i Durrsit përgjatë këtij muaji është mjaft i bukur.
Qyteti nuk është menduar të zbukurohet vetëm nga ana e bashkisë, por edhe nga vet bizneset duke ndriçuar ambientet e tyre me plot drita shumëngjyreshe.
Edhe pse festat janë një moment i rëndësishëm, për qytetin, nga ana e bashkisë së Durrsit, nuk është menduar asnjë organizim përsa i përket ndonjë aktiviteti apo veprimtarie festive.
Për Lajm-Shqip
Silvi Femiu